Pejë, 15 Korrik 2022
Përfaqësuesja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe përfaqësues nga Shoqata Kosovare e të Shurdhëve, vizituan komunën e Pejës. Në kuadër të këtij takimi, të pranishmit u pritën nga Kryetari i Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues nga komuna.
Kjo vizitë është pjesë e vizitave në komuna që kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e përbashkët në fushën e promovimit të drejtave të njeriut, në kuadër të aktiviteteve të publikuara me rastin e shpalljes së vitit 2022, vit i personave me aftësi të kufizuara.
Qeveria e Kosovës, Ministritë, komunat dhe Organizatat të cilat përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara synojnë të mobilizojnë resurset e tyre për të trasuar rrugën për një Kosovë pa pengesa dhe për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mund të gëzojnë të drejtat e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha sferat e shoqërisë.
Vizitat e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL-së me qëllim të koordinimit të aktiviteteve, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.