Më 13 Mars 2019 znj. Kadrije Myrtaj dhe znj. Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut/MAPL kanë marrë pjesë në dëgjimin publik të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dëgjimi publik kishte për qëllim mbikëqyrjen dhe sfidat rreth zbatimit të Ligjit Nr/L-20 për Barazi Gjinore. Gjatë takimit nga anëtarët e Komisionit Parlamentar dhe Kryeshefes së Agjensionit për Barazi Gjinore u vlerësua shkresa iniciues nga ana e Sekretares së MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj për të gjithë Kryetarët e Republikës së Kosovës rreth zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore e cila shkresë ishte për korrigjimin e situatës dhe ka reflektuar pozitivisht në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. MAPL u vlerësua për bashkëpunimin të mirë mes Agjencisë për Barazi Gjinore dhe komunat e Republikës së Kosovës.