Prishtinë, 13 mars 2020
Përfaqësuesit e MAPL-së kanë realizuar takimin e radhës me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, për të diskutuar lidhur me finalizimin e dokumenteve dhe modaliteteve për zbatimin e projektit për gjithëpërfshirjen e të rinjëve të komunave të Kosovës.
Në këtë drejtim, janë duke u bërë aranzhimet përfundimtare për të filluar zbatimi i projektit, me ç’rast palët përgjatë takimit diskutuan modalitetet financiare, përmbajtjen e manualit operacional, si dhe përbërjen e njësisë së zbatimit të projektit, në mënyrë që të finalizohen përgatitjet për të filluar zbatimi i projektit.
Ky projekt mbështetet nga Qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore dhe ka për qëllim të nxisë të rinjtë e komunave, për të përfituar në kontekst të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale, si dhe për t’i aftësuar drejtë konkurrueshmërisë ndërmjet tyre.