Prishtinë, 06 korrik 2022
Përfaqësuesja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka marrë pjesë në ngjarjen lidhur me prezantimin e mekanizmave online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore, të organizuar nga New Social Intiative (Inciativa e Re Sociale) në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët në kuadër të projektit Thuaj Diçka / Reci Nešto.
Në kuadër të këtij takimi u bë prezantimi i mekanizmave online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore në Kosovë, si dhe platforma online me kurse të reja të gjuhës shqipe dhe serbe për punonjësit në administratën publike, me qëllim të përmirësimit të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.