Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfunduan trajnimet për përfituesit nga Thirrja e Parë nën Programin e IPA Mali i Zi – Kosovë

14 dhjetor 2018, Prishtinë

Me organizimin e trajnimeve mbi temën e raportimit dhe publicitetit dhe vizibilitetit për përfituesit e granteve brenda thirrjes së parë për project-propozime në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë, janë përfunduar aktivitetet e planifikuara për ngritjen e kapaciteteve të këtyre përfituesve. Trajnimet janë organizuar nga Autoriteti Kontraktues (CFCU), Zyra për Integrimin Europian të Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik për IPA Programet të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 (SPT), si pjesë e aktiviteteve për përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve.

Trajnimet janë mbajut me 12 dhe 13 dhejtor të vitit 2018 në Pejë (Kosovë) dhe janë zbatuar nga SPT-ja. Gjithësejt morën pjesë 16 përfitues të granteve nga thirrja e parë në kuadër të këtij programi.

Gjatë trajnimeve, pjesëmarresit patën mundësinë të njihen dhe të mësojnë mbi konceptin, elementet e nevojshme dhe informacionet lidhur me raportimin, si dhe me përdorimin e duhur të metodave dhe teknikave për publicitet dhe vizibilitet në përputhje me procedurat dhe rregullat e BE-së.

Gjatë trajnimit dy ditorë, përfituesit e granteve morën udhëzime se si duhen plotësuar pjesët narative dhe financiare të raportit, si dhe rekomandime dhe sugjerime se si të sigurohet vizibiliteti i donatorit dhe si të përdoren mjetet e komunikimit me qëllim të informimit të publikut lidhur me projektet ndërkufitare.

Këto aktivitete për ngirtjen e kapaciteteve të përfituesve të granteve janë pjesë e mbështetjes teknike të programit të bashkëpunimit ndërkufitarë IPA Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors