Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfunduan vizitat e para monitoruese për projektet e financuara nga Programi BNK Mali i Zi – Kosovë

15 maj 2019, Podgoricë

Dje në Podgoricë të Malit të Zi është vizituar projekti i fundit në kuadër të vizitës monitoruese që financohet nga thirrja e parë për propozime në kuadër të IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Ekipi monitoruese nga Sekretariati i përbashkët teknik, Sanja Todoroviq dhe Gazmir Raci janë takuar me ekipin implementues të projektit “Vetëpunësimi i të rinjve dhe ndërmarrësi sociale” që zbatohet nga Asociacioni për Prosperitet Demokratik ZID, Mali i Zi dhe partnerët e saj: OJQ Lens dhe Qendra Liberale Demokratike nga Kosova dhe Qendra për aftësi kreative nga Mali i Zi.

Ndikimi i këtij projekti pritet të jetë në përmirësimin e qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe inkurajimi i grupeve të rrezikuara sociale që të jenë pjesë e shoqërisë, nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të metodologjisë dhe mjeteve që do të përmirësonin aftësitë, kompetencat dhe shkëmbimin e ideve dhe biznesit ndërkufitar ndërmjet të rinjve nga rajoni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors