Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Ekipin e Veprimit për Integrimin e Romëve 2020 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kanë mbajtur takimin e përbashkët, për të shpalosur analizën nacionale të gjendjes së romëve në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte që përmes diskutimit konstruktiv të sigurohet kontributi i bazuar në prova mbi mënyrat efektive për përfshirjen e integrimit të romëve në politikat kryesore në arsim, punësim, strehim dhe shëndetësi.
Gjithashtu, ky takim ka shërbyes si pikë fillestare për të diskutuar edhe planifikimin, modifikimin dhe propozimin e politikave të reja, me të cilat do të jepen argumente për përmirësime në ditët në vijim.