14 Prill 2021, Prishtinë
znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, ka marrë pjesë nw takimin online të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në mbështetje të Un Women.
Ky takim ishte vazhdimësi për finalizimin e modulit të planifikimit në zbatim, monitorim dhe raportim të PKBGJ, me aktivitetet kryesore të institucioneve në nivelin qendrorë dhe lokal, të ndara në tri shtylla strategjike: Fuqizimi Ekonomik dhe Mirëqenia Sociale; Zhvillimi Njerëzor, Rolet dhe Marrëdhëniet Gjinore; dhe Të Drejtat e Grave, Qasja në Drejtësi dhe Siguria.