09 nëntor 2021, Prishtinë
Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, mori pjesë në punëtorin një ditore për shqyrtimin e “Programit për Vetëdijesimin e Publikut për Zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës” me zyrtarë të ministrive të linjës dhe komisionit të pavarur për Media.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal vazhdimisht është pjesë e përpjekjeve në promovimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal. Me këtë rast janë vendosur aktiviteteve në programin për Vetëdijësimin e publikut për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, e cili do mbulon periudhën 2021-2022.
Punëtoria është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga organizatat “Syri i Vizionit dhe Save the Children” zyra në Kosovë, në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”.