Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria “Klinikat e projekteve” për aplikues potencial të Malit të Zi po mbahet sot në Berane

2 nëntor 2018, Prishtinë

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës) po e organizojnë punëtorinë – Klinikat e Projekteve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

Qëllimi i punëtorisë është të përmirësojë kapacitetet e aplikuesve potencialë lidhur me procesin e përgatitjes së projekt/-propozimeve përmes prezantimeve, diskutimeve dhe këshillimit mbi tejkalimin e gabimeve të zakonshme brenda seksioneve të ndryshme gjatë plotësimit dhe përgatitjes së Koncept Notes së Projektit dhe Formularit të Aplikimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors