26 tetor 2018, Prishtinë
Në kuadër të fazës përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dorëzimin e Projekteve, Sekretariati i Përbashkët Teknik, Strukturat Operative si: Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, janë duke e mbajtur punëtorinë – “Klinikat e Projekteve” në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, me financim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi.