Vazhdon dita e tretë e punëtorisë për rritjen e ndikimit të auditimit të jashtëm në komunat e rajonit të Pejës dhe Prizrenit të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Qëllimi i punëtorisë ishte përmirësimi i adresimit të rekomandimeve të auditimit, të cilat do të ndikojnë në rritjen e llogaridhënien dhe përmirësimin e performancës komunale, në veçanti në fushën e menaxhimit të parasë publike.