Vazhdon dita e dytë e punëtorisë për “Rritjen e ndikimit të auditimit të jashtëm në Komuna’’ me komunat e rajonit të Gjilanit, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Qëllimi i punëtorisë ishte përmirësimi i adresimit të rekomandimeve të auditimit, të cilat do të ndikojnë në rritjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e performances komunale, në veçanti në fushën e menaxhimit të parasë publike.