23 janar 2020, Prishtinë
Instituti i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze ka mbajtur sesionin informues mbi përdorimin e platformës për të drejtat e njeriut dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Platforma ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç garantohen me kushtetutën e Kosovës, aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Kosovë.
Gjithashtu kjo platformë do t’i shërbej të gjithë zyrtarëve të administratës shtetërore si në nivelin qendror dhe lokal gjithashtu kanë të drejtë qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.