Gjakovë, 26 shkurt 2019
Në Gjakovë po mbahet sesioni informues me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020.
Autoriteti kontraktues (CFCU i Malit të Zi) e ka shpallur Thirrjen e Dytë më 15 janar të vitit 2019 dhe do të jetë e hapur deri më 15 prill të vitit 2019.
Fondet që do të jenë në dispozicion për këtë thirrje janë 2,040,000.00 euro dhe do të mbulojnë këto prioritete tematike:
•Prioriteti tematik 1 – “Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit” (840,000.00 euro) dhe
•Prioriteti tematik numër 3 – “Inkurajimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore” (1,200,000.00 euro).