17 gusht 2018, Prishtinë
Në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me institucionet e linjës dhe projektet ndërkombëtare për realizmin e projekteve me interes për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar sot takimin me përfaqësues të UN Habitatit në Kosovë dhe përfaqësues të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit lidhur me vendosjen e data bazës së planifikimit hapësinor në komunat Mitrovicë Veriore, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq.