Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i grupit punues për “Hartimin e Analizës së Politikave për trajtimin e qenve endacak”

17 nëntor 2021, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në koordinim dhe bashkëpunim me akter kyç MBZHR, AVUK, AKK, Fondacionin për të drejtat e kafshëve, përfaqësues të komunës së Prishtinës, ka mbajtur takimin e parë të Grupit Punues për “Hartimin e politikave, identifikimin e çështjeve, opsionet për qasjen ndaj qenve endacak.

Takimin e hapi kryesuesja e grupit, znj.Flutura Hoxha, e cila i njoftoi anëtarët e grupit për përpjekjet dhe hapat konkret të Qeverisë: Qasjen, metodologjinë, koordinimin dhe bashkëpunimin me ministri, agjensi, asociacionin dhe fondacionin për të drejtat e kafshëve, për veprimet që do të ndërmirren dhe masat konkrete që do të propozohen për finalizimin e analizës.

Grupi punues konform mandatit që ka dhe konform afateve kohore do dalë me  propozime dhe rekomandime  në këtë analizë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors