Znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Hartim dhe Harmonzim të Legjislacionit të MAPL-së, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të grupit punues për ,,Migrimin e brendshëm’’ të organizuar nga Autoritieti Qeveritar per Migrim – Departamenti për Shtetësi Azil dhe Migracion në MPB.
Takimi kishte për qëllim njoftimin e anëtarëve të Grupit Punues me Planin e Veprimit, prezantimin e Udhërrëfyesit për migrim të brendshëm, termat e referencës për migrim të brendshëm, pjesëmarrës në këtë takim ishin nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Agjencioni Kadastral i Kosovës, Agjencioni për Regjistrim Civil, ministri të linjës dhe përfaqësues shoqërisë civile.