Prishtinë, 14 nëntor 2019
Dje, në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal u mbajtë takimi i tetë i Komiteti Drejtues të Projektit në kuadër të Programit të BNK-së Shqipëri- Kosovë. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë, gjegjësisht të Programit të Shqipërisë, përfaqësues të Delegacionit Evropian( Shqipëri), si dhe përfaqësuesit e MAPL-së përkatësisht të DBNK.
Në këtë takim u diskutua rreth progresit dhe sfidave të programit. Po ashtu, u diskutua rreth angazhimit tri palësh në zbatimin e obligimeve të programit, me theks të veçantë tek thirrja e dytë.