3 shkurt 2021, Prishtinë
Ministria e Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin me koordinatorët komunal për performancë Komunale.
Në këtë takim, MPL dhe Koordinatorët për performancë kanë vendosur për themelimin e Forumit të performancës komunale, si një trup konsultativ për të gjitha çështjet që ndërlidhen me matjen e performancës së komunave. Me këtë rast, koordinatorët komunal kanë zgjedhur kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Forumit, si dhe janë pajtuar që parimet dhe rregullat e funksionimit të mbështeten me një deklaratë të përbashkët mbi themelimin.