Prishtinë, 15.10.2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ZKM, të mbështetur nga Zyra e ILO-s në Kosovë, organizuan trajnimin një ditor “ZBATIMI I PROCEDURAVE STANDARDE TË VEPRIMIT PËR FËMIJËT NË PUNË”.
Trajnimi u mbajt mbi aftësimin dhe mbështetjen e zyrtarëve të Njësisë për të Drejtat e Njeriut në komuna, për t’i kuptuar qëllimin e PSV-ve dhe konceptet kryesore në lidhje me punën e fëmijëve dhe efektet negative të punës së fëmijëve ndaj fëmijës, familjes etj… Gjithashtu për t’i eksploruar konceptet kryesore, parimet, proceset dhe strategjitë për menaxhimin efikas të rasteve të fëmijëve viktima të punës dhe zhvillimi i shkathtësive për zbatim efikas, monitorim dhe vlerësim të zbatimit të PSV-ve në komuna.