Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnimi një ditor “Parandalimi i Trafikimit me Njerëz dhe Trajtimi i Viktimave të Trafikimit në Republikën e Kosovës”

Prishtinë, 12 nëntor 2019

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese një mujore MOS HESHT, BËJ DIÇKA, NDAL TRAFIKIMIN ME NJERËZ,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përfaqësuar nga znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës, si dhe në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Nacional për Kundër Trafikim me Njerëz, është organizuar trajnim për parandalimin e trafikimit dhe trajtimi i viktimave të trafikimit me njerëz.

Pjesëmarrës në këtë trajnim  ishin koordinatorë të Njësive për të Drejtat e Njeriut, zyrtarë të të hyrave financiare të: QKUK-së dhe spitaleve regjionale në Republikën e Kosovës.

Ky aktivitet është mbështetur nga projekti  i BE-së, “Lëvizim Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të madh në luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë”.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors