23 Mars 2021, Prishtinë
znj. Venera Çerkini, Udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, kanë marr pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga UNHCER-i, për të diskutuar për një koordinimi dhe bashkëpunim rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës së PZhBV (Personat e zhvendosu brenda vendit), masat e ndërmarra nga qeveria /komunat kundër pandemisë COVID-19, vaksinimit dhe vetëdijesimit.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga UNDC, Znj. Ulrika Richardson, UNHCR, Z. Erol Arduc, UNMIK, Znj. Margarethe Matic, Ministria për Komunitete dhe Kthim, përfaqësues nga niveli lokal dhe OJQ vendore dhe ndërkombëtare.