Më 2 dhjetor 2025, në ambientin e MAPL -së, u mbajt takimi për Themelimin e Forumit për Partneritet për Qeverisje të Hapur 2026–2028.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i Forumit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, i cili do të udhëheqë procesin e bashkë-krijimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të Planit të Veprimit të Kosovës për Qeverisjen e Hapur 2026–2028.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të sektorit publik dhe organizatave të shoqërisë civile u vlerësua si thelbësore për të siguruar transparencë, gjithë përfshirje dhe rezultate efektive.

Pikat kryesore të diskutimit:
- Prezantim mbi procesin e deritanishëm dhe aktivitetet përgatitore për Planin e Veprimit 2026–2028 – Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe roli i OShC ve.
– Arritjet e deritanishme dhe sfidat e identifikuara - – Rekomandimet kyçe për planin e ardhshëm
- U Propozua themelimi i Forumit Kombëtar të përbashkët (sektori publik – OShC) u konfirmua nga pjesëmarrësit vullneti për formimin e Forumit Kombëtar, ku u diskutuan detyrat dhe përgjegjësitë e forumit, i cili pretendon të shërbejë si trup konsultues, koordinues, ndërmjet palëve dhe trup monitorues mbi zbatimi e planit te Planin e Veprimit 2026–2028.
- U propozuan përzgjedhja e bashke kryesuesve të Forumit Kombëtar për Qeverisjen e Hapur, të pranishmit u pajtuan unanimisht për përbërjen e Forumit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).
– Kryesues i Forumit: Flurim Arifi, Drejtor i Departamentit për Digjitalizimin e Shërbimeve në Komuna
– Zëvendës-kryesuese: Burbuqe Kastrati, përfaqësuese e OJQ “Lëvizja FOL”
Anëtarët u njoftuan gjithashtu me detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e tyre në proces, përfshirë koordinimin, mbikëqyrjen dhe kontributin në hartimin e masave të planit të ri. - Krijimi i mekanizmit të raportimit dhe ndjekjes së progresit
U diskutua dhe u ra dakord për nevojën e një mekanizmi të qartë dhe të strukturuar për raportimin e progresit gjatë zbatimit të Planit të Veprimit 2026–2028.
Ky mekanizëm do të mundësojë monitorim transparent, mbledhje të rregullt të të dhënave dhe informim të vazhdueshëm të publikut dhe palëve të interesit si forma me adekuate e marrjes se informatave nga ministritë e linjës.
Në përfundim të takimit u njoftuan pjesëmarrësit që të shpërndahet një pyetësor i përgatitur nga ekspertja e qeverisjes së hapur Veronika, ku nëpërmjet këtij pyetësori do të behet mbledhja e inpuve nga organizatat e shoqërisë civile dhe sektori publik, këto inpute webinare, rekomandimet neper takime e organizuara gjatë gjithë procesit do shërbejnë si bazë për përgatitjen e Planit të Veprimit 2026–2028.
Ky proces i përpilimit te planit te veprimit zhvillohet me mbështetjen e Këshillit të Evropës, i cili po asiston MAPL-në në të gjitha fazat e hartimit të planit.