Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në agjendën legjislative për vitin 2019 ka paraparë hartimin e “Projekt-Udhëzimit Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/08 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.
Me qëllim të plotësimit dhe ndryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ, MAPL, në bashkëpunim me OJQ Syri i Vizionit, organizon punëtori të përbashkët, me Kryesues të Kuvendit të Komunës, Drejtor të Drejtorisë së Administratës së Komunës, Drejtor të Drejtorive për Financa, Organizata të Shoqërisë civile dhe Kryetar të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në regjionin e Gjakovës, ku përfshihen komunat si në vijim: regjionin Ferizaj,komunat Han Elez, Shterpc, Shtime Kacanik dhe ne regjionin e Pejes komunat Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.