Andrijevica dhe Plavë, Mali i Zi
Me datë 24 korrik 2019 është realizuar vizita monitoruese në komunën e Andrijevicës për projektin “Green jobs for better future of cross-border region of Montenegro and Kosovo”, ndërsa sot, datë 25 korrik 2019, ka vazhduar realizimi i vizitës në komunën e Plavës për projektin “Cross border joint initiatives for better waste management”.
Monitorimin e këtyre projekteve nga Kosova janë duke e realizuar përfaqëuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizionit për Kontroll të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, ndërkaq nga Mali i Zi, përfaqësuesit e Drejtorisë për Financim dhe Kontraktim të Fondeve të Asistencës së BE-së, në kuadër të Ministrisë së Financave, delegacioni i BE-së nga Mali i Zi, si dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik për Bashkëpunim Ndërkufitar, për programet Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë.
Verifikimi i shpenzimeve në vend (on-the-spot–check) kryhet pas verifikimit të shpenzimeve që përfituesit kanë paraqitur në raportin narrativ dhe financiar për periudhën gjashtë (6) mujore të zbatimit të projektit.