10 tetor 2018, Prishtinë
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale (MPMS) si Struktura Operative të Programit dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik këtë javë realizuan vizitën e 3-të të monitorimit të tetë (8) projekteve të financuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 2014-2020.
Fillimisht, vizitat monitoruese u zhvilluan në kuadër të zonës së programit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë gjegjësishtë në Shkup, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Mavrovë.
Qëllimi i vizitës monitoruese ishte të vlerësohet zbatimi i projekteve dhe realizimi i aktiviteve të parapara dhe të zbatuara deri më tani.
Derisa gjate javës së ardhshme, vizita e 3-të e monitorimit do të vazhdojë brenda zonës ndërkufitare të Kosovës duke i vizituar organizatat partnere dhe autoriteteve lokale përfitues të skemës së granteve të BNK-së.