Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në Komunën e Vitisë

4 Mars 2021, Prishtinë

Znj. Venera Çerkini, Udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të komunave në MPL, u prit nga kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Halili më bashkëpunëtorë, për të diskutuar lidhur me ecurinë e Pilot – Projektit për identifikimin e qasjes fizike për Persona me Aftësi të Kufizuar.

Në këtë drejtim Ministria e Pushtetit Lokal sipas Strategjisë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (2013-2023) është kompetente në fushën e informimit, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Persona me Aftësi të Kufizuar Fizike (PAKF). Pilot – Projekti në fjalë ka filluar së implementuari  në vitin 2020 në komunën e Vitisë,  si praktika të mira të fituar nga realizimi i projektit SoRi/GIZ për mundësin e  identifikim të qasjes fizike në të gjitha objektet publike dhe private, me qëllim të mos-diskriminimit dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Në këtë takim Kryetari Haliti, theksoi se ky projekt për të ka një rëndësi të veçantë pasi që sipas tij me këtë projekt do të përfitojnë qytetaret me nevoja të veçanta. Ai theksoi se komuna e Vitisë do të bëjë çmos deri në realizimin e këtij projekti. Kurse znj. Çerkini, i njoftoj të pranishmit rreth këtij pilot projekti e në veçanti foli për Personat me Aftësi të kufizuar të cilët janë pjesë më e margjinalizuar e shoqërisë sonë në përgjithësi, përveç aftësive të kufizuara fizike, intelektuale apo shqisore përballen me barriera të ndryshme shëndetësore, sociale dhe infrastrukturore, dhe kjo e fundit është shqetësuese për këtë komunitete dhe si institucione qendrore dhe lokale duhet t’i mbështesim çdo ditë e më fuqishëm.

Në fund takimi vazhdoi me znj. Ibadete Hyseni dhe Rafiz Shabiu, zyrtarë komunale në Viti, Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors