Në kuadër të takimeve të rregullta me palët relevante për çështjet e digjitalizimit, reduktimit të barrës administrative, transparencës dhe llogaridhënies, drejtori z. Flurim Arifi, së bashku me kolegët z. Rasim Alija dhe z. Blend Reçica, morën pjesë në një takim ku patëm kënaqësinë të vizitojmë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.
U mirëpritëm nga z. Rexhepi, z. Krasniqi dhe z. Nimanaj, me të cilët zhvilluam një diskutim shumë përmbajtësor mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe hapësirave të inovacionit, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përdorimin e teknologjisë për qeverisje të mirë.
Jemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të promovuar zgjidhje inovative në shërbim të qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse.