29 maj 2019, Prishtinë
Vjollcë Jashanica, Zyrtare e Lartë për Komunikim Publik dhe Edona Morina, Zyrtare për Integrime Evropiane në MAPL, kanë marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga ekspertët e binajkëzimit të angazhaur në vlersimin e sistemit ekzistues të komunikimit për zbatimin e MSA-së.
Në kuadër të projektit të binjakëzimit kroat, gjerman dhe polak ”Mbështetje Institucioneve të Kosovës për zbatimin e MSA-së”, i cili është duke u zbatuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, vëmendje e madhe i është kushtuar çështjes së komunikimit në aspektet konceptuale, organizative dhe praktike.