Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Planifikimi dhe raportimi

Planifikim për Implementim të suksesshëm për Programin e BNK-së Shqipëri – Kosovë

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri është duke u realizuar projekti strategjik “Të ndërtojmë së bashku një rajon atraktiv dhe me prosperitet / Build Together an Attractive and Prosperous Region” për IPA I BNK Kosovë-Shqipëri 2010-2013.

Thirrja e parë për projekt-propozime është shpallur më datë  11 janar 2017 dhe është mbyllur me datë 16 mars 2017, respektivisht 45 ditë.

Nga Thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II 2014 – 2020 kanë përfituar gjithsejtë 5 projekte dhe pritet kontraktimi mes përfituesve të projekteve dhe Autoritetit Kontraktues EUD/AL.

Vizitat monitoruese të organizuara tek projektet përfituese nga Thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II, 2014-2020 si dhe 2 raporte të monitorimit të përgaditura për secilin përfitues.

Thirrja e dytë për projekt-propozime pritet të shpallet në muajin Prill – Maj 2018 në kuadër të programit Kosovë – Shqipëri 2014 – 2020.

Raportim

Raportet e rregullta 6 mujore brenda vitit, 2 raporte narrative dhe Financiare (6 Mujore) për TA Servis Kontratë.

Planifikim për Implementim të suksesshëm për Programin e BNK-së Kosovë – Maqedoni  

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni është duke u realizuar Projekti strategjik Shishtavec-Bellanovc i cili parasheh ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare në mes të Maqedonisë dhe Kosovës për IPA I BNK Kosovë-Maqedoni 2010-2013. 

Thirrja e parë për projekt propozime është shpallur më datë  13 qershor 2017 dhe është mbyllur me datë 28 korrik 2017, respektivisht 45 ditë.

Nga thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II 2014 – 2020 pritet kontraktimi mes përfituesve të projekteve dhe Autoritetit Kontraktues Zyra e BE-së në Kosovë.

Vizitat monitoruese të organizuara tek projektet përfituese nga Thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II, 2014-2020 si dhe 2 raporte të monitorimit të përgaditura për secilin përfitues.

Thirrja e dytë për projekt-propozime pritet të shpallet në muajin Prill – Maj 2018 në kuadër të programit Kosovë – Maqedoni 2014 – 2020.

 Raportim

Raportet e rregullta 6 mujore brenda vitit, 2 raporte narrative dhe Financiare (6 Mujore) për TA Servis Kontratë.

Planifikim për Implementim të suksesshëm për Programin e BNK-së Mali i Zi – Kosovë

Thirrja e parë për projekt propozime është shpallur më datë  10 mars 2017 dhe është mbyllur me datë 26 prill 2017, respektivisht 45 ditë.

Nga thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II 2014 – 2020 pritet kontraktimi mes përfituesve të projekteve dhe Autoritetit Kontraktues Zyra e BE-së në Podgoricë.

Vizitat monitoruese të organizuara tek projektet përfituese nga Thirrja e parë për projekt-propozime, IPA II, 2014-2020 si dhe 2 raporte të monitorimit të përgaditura për secilin përfitues.

Thirrja e dytë për projekt-propozime pritet të shpallet në muajin Prill – Maj 2018 në kuadër të programit Kosovë – Mali i Zi 2014 – 2020.