Objektiva Strategjike 1
Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale e komunave për të siguruar që politikat zhvillimore dhe financiare të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal.
Objektiva Strategjike 2
Krijimi i një kornize për qeverisje të mirë për të siguruar përfaqësimin demokratik të qytetarëve dhe administratë efikase komunale.
Objektiva Strategjike 3
Forcimi i kapaciteteve profesionale dhe institucionale të komunave për të arritur përmirësim të qëndrueshëm në shërbimet komunale për qytetarët.
Objektivi Strategjik 4
Forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një qytetari aktive, gjithëpërfshirëse dhe kohezive.
Objektivi Strategjik 5
Promovimi i vlerave të trashëgimisë dhe afirmimi i diversitetit kulturor, natyror dhe social me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik të Komunave.