Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për politikat dhe objektivat e institucionit në fushën e përgjegjësisë së Departamentit
Siguron që digjitalizimi i të gjitha shërbimeve komunale përmes platformës E-KOMUNAT përmbushet me kohë dhe kuadër të planit:
Siguron rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimi i shërbimeve në nivelin lokal përmes platformës E-KOMUNAT:
Menaxhon avancon mekanizmat ligjore për digjitalizimin e shërbimeve komunale;
Siguron që të avancohet sistemi o intranetit dhe ueb faqeve duke e integruar ne platformën E-KOMUNAT me ç’rast te gjitha shërbimet komunale si dhe adresimi i kërkesave të qytetareve të bëhet ne kohe reale;
Identifikon të gjitha pozitat që kërkohet me legjislacionin sektorial dhe që kërkohet nga komuna caktimin e pozitave te caktuara, në kuadër të platformës E-KOMUNAT;
Zhvillon kapacitet humane dhe profesionale, trajnimin e detyrueshëm, vendosjen e sistemit të kuadrove për shfrytëzimin e platformës E-KOMUNAT
Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivelin lokal.
Siguron që rishikimi i kornizës ligjore për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim duke bërë thjeshtëzimin e proceseve, evitimin e burokracive dhe rritjen e transparencës, përmes integrimit në platformën E-KOMUNAT;
Koordinon hartimin e Planeve Nacionale të Veprimit çdo dy vite;
Mbikëqyrë dhe koordinon zbatimin e planeve;
Ushtron detyrat si pikë kontaktuese në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Partneritetit për Qeverisje të Hapur;
Koordinon vlerësimet e jashtme për nivelin e zbatimit të Planeve Nacionale të Veprimit;
Koordinon dhe aprovon raporte të rregullta për zbatimin e planeve e që harton nga zyrtarët dhe udhëheqësit e divizioneve;
Siguron hartimin e strategjisë afatmesme për qytete inteligjente (smart cities);
Monitorin zbatimin e kësaj strategjie.
Është përgjegjës për planifikimin, dizajnimin dhe instalimin e sistemeve kompjuterike të informacionit si dhe procedurat e testimit për të siguruar besueshmërinë operacionale
Bën vlerësimin e rezultateve në punë për stafin nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të tij dhe identifikon nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve.