Zëvendësministrat

AGON BATUSHA

Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

E-mail-adresa: Agon.batusha@rks-gov.net

Tel: +383 200 64 012

Agon Batusha ka lindur më 11 shkurt 1993 në Gjakovë. Ka përfunduar studimet në
Integrime Evropiane dhe ndjek studimet pasuniversitare në Shkenca Politike në
Universitetin e Prishtinës.

Karrierën e tij publike dhe institucionale e ka nisur në nivelin lokal, ku ka shërbyer si
anëtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe kryesues i Grupit të Asambleistëve.
Që nga viti 2018, është kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë.

Në vitet 2019 dhe 2021 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë mandateve parlamentare, ka qenë anëtar i komisioneve parlamentare dhe
udhëheqës i Grupit Joformal të Deputetëve të Rinj.

Aktualisht, shërben si Zëvendësministër i Parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit
Lokal, ku angazhohet në avancimin e qeverisjes lokale, forcimin e bashkëpunimit
ndërinstitucional dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet nivelit qendror dhe
komunave.  

Edison Dobraj – Asistent Administrativ

E-mail-adresa: Edison.dobraj@rks-gov.net

Tel: +383 200 64 110

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors