Takim me kryesues të kuvendeve të komunave për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave

Takim me kryesues të kuvendeve të komunave për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 25.11.2026,  ka mbajtur një takim pune me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Komunave për periudhën Janar – Dhjetor 2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Takimi filloi me fjalë mirëseardhje nga Agon Batusha, Zëvendësministër i MAPL-së, duke theksuar rëndësinë e përforcimit të mekanizmave ligjor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë gjetjet kryesore nga vlerësimi i ligjshmërisë së akteve për periudhën, Janar –  Dhjetor 2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Diskutimi i përbashkët shërbeu për të harmonizuar qëndrimet dhe për të identifikuar hapa konkret drejt zbatimit më të mirë të legjislacionit në nivel lokal.

MAPL mbetet e përkushtuar në avancimin e qeverisjes lokale dhe rritjen e transparencës dhe ligjshmërisë në procesin vendimmarrës.

Takim me kryesues të kuvendeve të komunave për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave
Takim me kryesues të kuvendeve të komunave për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave
Takim me kryesues të kuvendeve të komunave për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors