Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 25.11.2026, ka mbajtur një takim pune me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Komunave për periudhën Janar – Dhjetor 2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Takimi filloi me fjalë mirëseardhje nga Agon Batusha, Zëvendësministër i MAPL-së, duke theksuar rëndësinë e përforcimit të mekanizmave ligjor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë gjetjet kryesore nga vlerësimi i ligjshmërisë së akteve për periudhën, Janar – Dhjetor 2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Diskutimi i përbashkët shërbeu për të harmonizuar qëndrimet dhe për të identifikuar hapa konkret drejt zbatimit më të mirë të legjislacionit në nivel lokal.
MAPL mbetet e përkushtuar në avancimin e qeverisjes lokale dhe rritjen e transparencës dhe ligjshmërisë në procesin vendimmarrës.


