1. Misioni i Departamentit për Qeverisje të Mirë në Nivel Lokal është avancimi dhe rritja e transparencës, llogaridhënies dhe shërbimeve publike në nivelin komunal. Përmes hulumtimit dhe analizave në fushën e qeverisjes lokale, nxjerr, peshon, dhe bën matjen e indikatorëve me qëllim avancimin e kapaciteteve, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës me fokus në përmirësimin e shërbimeve publike në nivel lokal.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Qeverisje të Mirë në Nivel Lokal janë si në vijim:
2.1. Siguron bashkëpunim të ngushtë me MPB në Parandalimin e trafikimit me njerëz në komuna;
2.2. Ofron dhe mbikëqyr procesin e trajnimeve për nëpunësit e nivelit komunal;
2.3. Krijon mekanizma që mundësojnë transparencën edhe llogaridhënien në fushën e qeverisjes lokale;
2.4. Është përgjegjës për hulumtimet dhe analizat në fushën e qeverisjes lokale;
2.5. Krijon një sistem të qëndrueshëm për ngritjen e kapaciteteve në fushën e planifikimit dhe zbatimit të nëpunësve në nivelin lokal;
2.6. Sigurohet që përmes mekanizmave të ndërtuar, të rritet cilësia e shërbimeve publike në nivelin lokal;
2.7. Koordinon dhe mbështet të gjitha proceset e trajnimeve që ofrohen nga donatoret, në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të sistemit;
3. Drejtori për Qeverisje të Mirë në Nivelin Lokal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.
4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet dhe njësitë si vijon:
4.1. Divizioni për Ngritje të Kapaciteteve Institucionale në Nivel Lokal;
4.2. Divizioni për Transparencë në Nivelin Lokal;
4.3. Divizioni për Hulumtim dhe Analizë në Nivelin Lokal.
Drejtor për Qeverisje të Mirë në Nivelin Lokal
Rasim Alija – rasim.alija@rks-gov.net 038 200 64135