1. Misioni i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal është përmirësimi dhe krijimi i kushteve për rritje të aftësisë së komunave për planifikim efikas dhe mbikëqyrje të zbatimit të planeve dhe projekteve si kusht për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe shoqërore me fokus në zhvillimin ekonomik lokal.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e departamenti janë si në vijim:
2.1. Mbështetë Ministrinë në hartimin e planeve, dhe strategjive në përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal;
2.2 Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve në përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm komunal;
2.3. Ofron mbështetje për komunat në fushën e zhvillimit ekonomik lokal;
2.4 Përkrahë institucionet publike në planifikimin e projekteve dhe zbatimit të tyre në nivel komunal;
2.5. Përgatit, planifikon dhe zbaton Planin Vjetor për menaxhim të projekteve në nivel lokal;
2.6. Koordinon aktivitet me donatorët dhe akterët me interes për zhvillim të qëndrueshëm komunal.
3. Drejtori i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.
3.1. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.2. Divizioni për Zhvillim Ekonomik Lokal ;
3.3. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Projekteve në Nivelin lokal.
Drejtoreshë e Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal
Fetije Begolli – fetije.begolli@rks-gov.net 038 200 64141