Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri i Kosovës Slobodan Petrovic viziton Komunën e Prishtinës

Sllobodan Petrovic: Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem  në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat në te gjitha sferat zhvillimore. Sllobodan Petrovic: Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem  në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat në te gjitha sferat zhvillimore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Slobodan Petrovic viziton  Komunën e Prishtinës

Çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal siç janë legjislacioni dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Prishtinës, ishin temë e diskutimi mes Zëvendëskryeministrit të  Kosovës dhe Ministrit  të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  me Kryetarin e Komunës së Prishtës z.  Isa Mustafa.

Duke shprehur gatishmërinë tij për të bashkëpunuar me komunat Ministri Petkovic tha se do të këtë në prioritet e punës së tij mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore.

”Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem  në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i MAPL-së gjatë takimit me Kryetarin e Prishtinës z. Isa Mustafa.

Ndërsa lidhur me Ligjin për qytetin e Prishtinës, Ministri Petkovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë avokat i Komunës për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për qytetin e Prishtinës.

Vizita e z. Petrovic në Komunën e Prishtinës ishte e para vizitë që u realizua në kuadër të agjendës së vizitave në Komuna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors