Sllobodan Petrovic: Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat në te gjitha sferat zhvillimore. Sllobodan Petrovic: Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat në te gjitha sferat zhvillimore.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Slobodan Petrovic viziton Komunën e Prishtinës
Çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal siç janë legjislacioni dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Prishtinës, ishin temë e diskutimi mes Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic me Kryetarin e Komunës së Prishtës z. Isa Mustafa.
Duke shprehur gatishmërinë tij për të bashkëpunuar me komunat Ministri Petkovic tha se do të këtë në prioritet e punës së tij mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore.
”Si Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i MAPL-së do ta kem në prioritetin e punës sime mbështetjen për komunat ne te gjitha sferat zhvillimore” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i MAPL-së gjatë takimit me Kryetarin e Prishtinës z. Isa Mustafa.
Ndërsa lidhur me Ligjin për qytetin e Prishtinës, Ministri Petkovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë avokat i Komunës për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për qytetin e Prishtinës.
Vizita e z. Petrovic në Komunën e Prishtinës ishte e para vizitë që u realizua në kuadër të agjendës së vizitave në Komuna.