Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë z. Bujar Nishani

Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic, takoi Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani  me të cilin diskutoi për progresin dhe sfidat e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe Shqipëri… 26 maj   2011, Prishtinë

Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic, takoi Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani  me të cilin diskutoi për progresin dhe sfidat e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe Shqipëri si dhe mundësit e forcimit të bashkëpunimit mes dyja vendeve në këtë drejtim.

Ministri Nishani e njofto z. Petrovic se qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme përmbushën të gjitha detyrat e përcaktuara në ligj për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor që u zhvilluan më 8 maj 2011 duke votuar me dokumente identiteti të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Të dy Ministrat u dakorduan për angazhimin e  plotë për forcimin e  bashkëpunimit për shkëmbimin dhe implementimin e praktikave më të mira për qeverisjen lokale  në Shqipëri dhe Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për të nxitur binjakëzimet mes Komunave të Shqipërisë dhe Kosovës.Zëvendëskryeministri Petrovic, e ftoi  Ministrit Nishani për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën Ministri Nishani e pranoi me kënaqësi.

Zv.kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës Z. Sllobodan Petroviç shoqërohej në takim nga përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Presidencës dhe të Kuvendit të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors