Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic, takoi Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani me të cilin diskutoi për progresin dhe sfidat e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe Shqipëri… 26 maj 2011, Prishtinë
Në përfundim të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic, takoi Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani me të cilin diskutoi për progresin dhe sfidat e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe Shqipëri si dhe mundësit e forcimit të bashkëpunimit mes dyja vendeve në këtë drejtim.
Ministri Nishani e njofto z. Petrovic se qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme përmbushën të gjitha detyrat e përcaktuara në ligj për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor që u zhvilluan më 8 maj 2011 duke votuar me dokumente identiteti të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Të dy Ministrat u dakorduan për angazhimin e plotë për forcimin e bashkëpunimit për shkëmbimin dhe implementimin e praktikave më të mira për qeverisjen lokale në Shqipëri dhe Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për të nxitur binjakëzimet mes Komunave të Shqipërisë dhe Kosovës.Zëvendëskryeministri Petrovic, e ftoi Ministrit Nishani për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën Ministri Nishani e pranoi me kënaqësi.
Zv.kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës Z. Sllobodan Petroviç shoqërohej në takim nga përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Presidencës dhe të Kuvendit të Kosovës.