Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe USAID shpërblyen komunat me performancën më të mirë

Sot, në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë, Zëvendëskryeministri i… Prishtinë, 01 qershor 2011

Sot, në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, z. Craig Buck bënë ndarjen e shpërblimeve për 18 komuna të Kosovës bazuar në rezultatet e performancës dhe arritjet komunale.

Duke vlerësuar lart rezultatet e arritura, Zëvendëskryeministri  Petrovic shprehu vendosmërinë e MAPL-së për mbështetjen e qeverive komunale si dhe inkurajoi ato për avancimin e sistemit të performancës edhe në të ardhmen.

 “Ta shohim këtë si mundësi shtesë për komunat e Kosovës që bazuar në rezultatet e punës së tyre të përfitojnë fonde stimuluese të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, tha ai.

Procesi i vlerësimit të aplikacioneve dhe të dhënave të dorëzuara nga komunat është bërë në bashkëpunim të ngushtë midis projektit të USAID-it ‘Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive’  dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Nga vlera e përgjithshme e fondit stimulues prej 660 mijë dollarëve të ndarë për 18 komuna të Kosovës, MAPL ka ndarë 50 mijë euro, vlerë kjo e cila do t’u jipet dy komunave përfituese.

Me këtë rast, z. Buck theksoi se partneriteti gjithmonë mundëson arritjen e rezultateve më efikase.

“Shembulli i i krijimit të sistemit të performancës dhe ceremonia e sotme për ndarje të shpërblime për komunat që treguan performancën më të mirë e tregon më së miri këtë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, në këtë ceremoni, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi raportin e monitorimit të perfomancës së komunave, derisa të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave repspektive, kryesuesit e kuvendeve dhe drejtorët e tri drejtorive komunale.

Me këtë rast u tha se zhvillimi i mëtejmë i këtij sistemi në të ardhmen mundëson efikasitet dhe ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors