Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në takim me shefin e misionit të OSBE-së z. Schlumberger

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic është takuar sot me  shefin e ri të misionit të  OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

20 dhjetor 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic është takuar sot me  shefin e ri të misionit të  OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Ministri Petrovic e njoftoi ambasadorin Schlumberger  me situatën e e tanishme politike dhe të sigurisë në  Kosovë dhe ka theksoi rëndësinë e  dialogut që po mbahet në Bruksel në mes të kryeministrave Thaçi dhe Daqiq në procesin e stabilizimit të situatës në tërë  regjionin.

Në takim është  biseduar edhe për procesin e decentralizimit si aspekt i rëndësishëm në përmirësimin e përgjithshëm të kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve në  Kosovë.

Ambasadori Schlumberger falënderoi Zëvendëskryeministrin Petrovic për kohën që ka ndarë për të dhe tha se misioni i OSBE-së është i gatshëm që në mënyrë pozitive të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në Kosovë me qëllim të zhvillimit të  demokracisë,  stabilitetit të përgjithshëm dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e  Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors