Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic është takuar sot me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.
20 dhjetor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic është takuar sot me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.
Ministri Petrovic e njoftoi ambasadorin Schlumberger me situatën e e tanishme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe ka theksoi rëndësinë e dialogut që po mbahet në Bruksel në mes të kryeministrave Thaçi dhe Daqiq në procesin e stabilizimit të situatës në tërë regjionin.
Në takim është biseduar edhe për procesin e decentralizimit si aspekt i rëndësishëm në përmirësimin e përgjithshëm të kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve në Kosovë.
Ambasadori Schlumberger falënderoi Zëvendëskryeministrin Petrovic për kohën që ka ndarë për të dhe tha se misioni i OSBE-së është i gatshëm që në mënyrë pozitive të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në Kosovë me qëllim të zhvillimit të demokracisë, stabilitetit të përgjithshëm dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.