Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Parteshit

Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka vizituar sot Komunën e Parteshit, ku është takuar me Kryetarin e kësaj Komune, Nenad Cvetkovic.

12 korrik 2013, Prishtinë

Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka vizituar sot Komunën e Parteshit, ku është takuar me Kryetarin e kësaj Komune, Nenad Cvetkovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic bashkë me kryetarin e Komunës së Parteshit, z. Nenad Cvetkoviq, më pas kanë vazhduar vizitën në fshatin Budrigë, ku janë takuar me banorët e fshatit për të diskutuar më për së afërmi hallet dhe sfidat më të cilat ballafaqohen ata.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic ka premtuar se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve jetësore në këto fshatra, duke investuar kryesisht në realizimin e  projekteve për infrastrukturë rrugore.

Ndërkaq në Pasjan, Ministri Petrovic takoi edhe anëtarët e asamblesë komunale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors