Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic vizitoi sot komunën e Parteshit, ku mori pjesë në hapjen solemne të sheshit qendror në Partesh.
27 maj 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic vizitoi sot komunën e Parteshit, ku mori pjesë në hapjen solemne të sheshit qendror në Partesh.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic uroi qytetarët e Parteshit për këtë shesh, me dëshirën që kohën e tyre të lirë ta kalojnë në këtë vend me disponimin sa më të mirë të mundshëm.
“Projekti „Za lepše Kosovo“mundësoi këtë shesh në qendër të këtij vendi dhe në këtë mënyrë vetëm se ka mundësuar shtimin e bukurisë së këtij vendi . Me këto projekte nuk duhet të ndalemi dhe shpresoj se së shpejti do të marrin pjesë edhe në projekte të tilla ”, ka thënë Zëvëndëskryeministri Petrovic.
Gjithashtu z. Petrovic shfrytëzoi rastin të bisedojë me banorët e kësaj komune për të parë se cilat janë problemet e tyre.
Në këtë ngjarje morën pjesë Zëvendëskryemiistri Petrovic si dhe zyrtarë të lartë të KE në Kosovë, përfaqësues të IOM-it, përfaqësues të komunës dhe banorët.