Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fejzullahu: Përdorimi efikas dhe racional i sasive ekzistuese të energjisë

 

21 maj 2019, Prishtinë

Në emër të ministres së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adriana Hodžić, në ceremoninë e ndarjes së Kartës për Energji dhe prezantimit publik të Planit të Veprimit Komunal për Efiçiencën Energjetike ka marrë pjesë zëvendësministri Beqir Fejzullahu i cili përcolli mesazhin e ministres Hodžić.

“Energjia dhe burimet e mjaftueshme energjetike  mbeten një nga obligimet prioritare  të politikës  për vendet qe aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe janë një nga sfidat më të mëdha për Evropën, veçanërisht për vendet në zhvillim, duke mos e  përjashtuar edhe Kosovën.” Mungesa e burimeve të mjaftueshme dhe kapitalit për të përdorur këto burime, shkaktoi nevojën për përdorim më efikas dhe racional të sasisë ekzistuese të energjisë. “

 Fejzullahu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha institucioneve relevante në zbatimin e projektit “Mbështetje për zbatimin e Pakos së tretë energjetike, me një fokus në efikasitetin e energjisë dhe energjisë së rinovueshme.”

Ai gjithashtu theksoi se komunat janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese të rëndësishme të objektivave të efikasitetit. E gjithë kjo sepse Ligji për Efikasitetin e Energjisë nr. 06 / L-079 parasheh që secila komunë të hartoj planin komunal dhe të raportojë periodikisht në Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në lidhje me zbatimin e saj. Plani për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, sipas shifrave të orfuara nga komunat, 29 komuna e posedojnë këtë plan, ndërsa në 9 komuna (Shtime, Ranillug, Prishtinë, Pejë, Dragash, Mitrovicë e Veriut, Graçanicë, Leposaviq), ky plan nuk është miratuar.

Në fund të ceremonisë, zëvendësministri Fejzullahu ka falënderuar Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për dhënien e përkrahjes së parezervë gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha fushat, Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës për organizimin e ceremonisë.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors