1. Misioni i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Komunal Ndërkombëtar është nxitja dhe stimulimi i bashkëpunimit komunal ndërkufitar me qëllim të rritjes së fuqisë ekonomike të komunave, ngritjes së cilësisë së jetës, si dhe për të përmirësuar integrimin e zonës kufitare. Departamenti i DBNN-së funksionon duke u bazuar në Ligjin për Bashkëpunim Ndër komunal dhe marrëveshjes ndërkombëtarë të nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së për menaxhimin e IPA fondeve.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e departamentit janë:
2.1. Koordinon dhe monitoron zbatimin e projekteve në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitarë të financuara nga IPA;
2.2. Kontribuon në zhvillimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër komunal në mes komunave brenda dhe jashtë shtetit me synim të avancimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit të resurseve për interesa të përbashkëta;
2.3. Ofron ndihmë për departamentet dhe strukturat tjera të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve ndërkufitare;
2.4. Menaxhon aspektin administrativ, teknik dhe financiar të fondeve të IPA-së për bashkëpunim ndërkufitarë;
2.5. Kontribuon në zhvillimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit në mes komunave brenda dhe jashtë shtetit me synim të avancimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit të resurseve për interesa të përbashkëta;
3. Drejtori i Departamentit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.
4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
4.1. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar;
4.2. Divizioni për Kontroll të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar;
4.3. Divizioni për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar.
Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Komunal Ndërkombëtar
Trim Berisha – trim.berisha@rks-gov.net 038 200 64190