Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Digjitalizimi i Shërbimeve në Komuna

DETYRAT KRYESORE

 

  • Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për politikat dhe objektivat e institucionit në fushën e përgjegjësisë së Departamentit
  • Siguron që digjitalizimi i të gjitha shërbimeve komunale përmes platformës E-KOMUNAT përmbushet me kohë dhe kuadër të planit:
  • Siguron rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimi i shërbimeve në nivelin lokal përmes platformës E-KOMUNAT:
  • Menaxhon avancon mekanizmat ligjore për digjitalizimin e shërbimeve komunale;
  • Siguron që të avancohet sistemi o intranetit dhe ueb faqeve duke e integruar ne platformën E-KOMUNAT me ç’rast te gjitha shërbimet  komunale si dhe adresimi i kërkesave të qytetareve të bëhet ne kohe reale;
  • Identifikon të gjitha pozitat që kërkohet me legjislacionin sektorial dhe që kërkohet nga komuna caktimin e pozitave te caktuara, në kuadër të platformës E-KOMUNAT;
  • Zhvillon kapacitet humane dhe profesionale, trajnimin e detyrueshëm, vendosjen e sistemit të kuadrove për shfrytëzimin e platformës E-KOMUNAT
  • Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivelin lokal.
  • Siguron që rishikimi i kornizës ligjore për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim duke bërë thjeshtëzimin e proceseve, evitimin e burokracive  dhe rritjen e transparencës, përmes integrimit në platformën E-KOMUNAT;
  • Koordinon hartimin e Planeve Nacionale të Veprimit çdo dy vite;
  • Mbikëqyrë dhe koordinon zbatimin e planeve;
  • Ushtron detyrat si pikë kontaktuese në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Partneritetit për Qeverisje të Hapur;
  • Koordinon vlerësimet e jashtme për nivelin e zbatimit të Planeve Nacionale të Veprimit;
  • Koordinon dhe aprovon  raporte të rregullta për zbatimin e planeve e që harton nga zyrtarët dhe udhëheqësit e divizioneve;
  • Siguron hartimin e strategjisë afatmesme për qytete inteligjente (smart cities);
  • Monitorin zbatimin e kësaj strategjie. 
  • Është përgjegjës për planifikimin, dizajnimin dhe instalimin e sistemeve kompjuterike të informacionit si dhe procedurat e testimit për të siguruar besueshmërinë operacionale
  • Bën vlerësimin e rezultateve në punë për stafin nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të tij dhe identifikon nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes trajnimeve.

 

FLURIM ARIFI

U.D Drejtor i Departamentit

flurim.arifi@rks-gov.net

Tel. +383 (0) 200 64 173

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors